Kronika 7 September 2025, 10:47 Nga VNA

Helmim apo problem shëndetësor? Misteri i shtrimit urgjent të Nuredin Dumanit. Flasin mjekët specialistë

Ndaje në Whatsapp
Helmim apo problem shëndetësor? Misteri i shtrimit urgjent të

Ngjarja e djeshme, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shtrua me urgjencë në spital si pasojë e një helmimi të dyshuar ushqimor, pati jehonë të madhe në media. Për shkak të statusit të tij si dëshmitar kyç në çështje të rënda kriminale, lajmi ngriti menjëherë spekulime mbi mundësinë e një helmimi të qëllimshëm.

VNA u konsultua me mjekë specialistë të fushës për simptomat e raportuara. Pyetja që ngrihet është: a bëhet fjalë për një helmim të qëllimshëm, apo për një problem shëndetësor të lidhur me ushqimin?

Hapat e parë të ekzaminimit

Në një rast të tillë, kur pacienti shfaq humbje të ndjenjave për një kohë relativisht të gjatë dhe probleme të artikulimit të fjalës (afasi totale), hapi i parë është ekzaminimi neuroradiologjik. Sipas specialistëve, një TAC (skaner) cerebral është kryer, dhe nëse rezultati del negativ, do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një problem akut, as hemorragjik dhe as ishemik cerebral.

Megjithatë, për shkak se ishemia cerebrale kërkon kohë për t’u shfaqur në imazh, rekomandohet që TAC-u pa kontrast të përsëritet pas 8 dhe 24 orësh. Nëse edhe këto kontrolle rezultojnë negative, atëherë realizohet një rezonancë magnetike (RMN), për të parë më në detaje pjesën e poshtme të trurit, të njohur si ponte, e cila nuk shihet mirë nga TAC-u.

Pista kardiake dhe neurologjike

Një tjetër hap diagnostik është përjashtimi i aritmive ose pauzave kardiake nëpërmjet regjistrimit të aktivitetit të zemrës (Holter 24–72 orë). Këto gjendje mund të çojnë në sinkopë dhe shpesh mund të ngatërrohen me patologjitë cerebrale.

Po ashtu, kryhet edhe EEG (elektroencefalogramë) për të përjashtuar një çrregullim elektrik “silent” të trurit, i cili nuk shfaqet menjëherë në ekzaminime të tjera.

Pista e helmimit

Helmimi mbetet një pistë shumë e rëndësishme për t’u marrë parasysh në raste të tilla. Ekspertët theksojnë se jo gjithmonë helmimi shfaqet me shenja evidente si të vjella, dhimbje stomaku apo paraliza muskulare. Ka substanca helmuese që veprojnë gradualisht, duke ndikuar në ritmin e zemrës ose në sinapset neuronale.

Për këtë arsye, analizat toksikologjike janë vendimtare. Përveç gjakut, mund të ekzaminohen edhe flokët apo mostra të tjera biologjike për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me helmim të qëllimshëm apo jo.

Nevoja për të dhëna të plota

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se për të vendosur një diagnozë të saktë duhen të dhëna të hollësishme mbi rrethanat e ngjarjes: koha e humbjes së vetëdijes, simptomat paraprake, prania e të vjellave apo e rixhiditetit, vlerat e glicemisë dhe oksigjenimit në momentin kritik, si edhe nëse ka pasur relaksim të sfinktereve (urinë apo feçe).

Vetëm pas përmbledhjes së këtyre të dhënave, bashkë me analizat klinike dhe toksikologjike, mund të përcaktohet nëse rasti i Nuredin Dumanit lidhet me helmim të qëllimshëm, helmim ushqimor apo një problem tjetër shëndetësor.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme