Kronika 18 October 2025, 19:31 Nga VNA

Hekuran Cumani, 23 vjeçari shqiptar i vrarë me thikë në Peruxhia: "Ai djali i mirë që nuk kërkonte telashe"

Ndaje në Whatsapp
Hekuran Cumani, 23 vjeçari shqiptar i vrarë me thikë në

Palestra dhe tatuazhet ishin pasionet e tij, ashtu si edhe mbrëmjet jashtë qytetit me miqtë gjatë fundjavës. Hekuran Cumani, 23 vjeç që nga korriku, ishte ai që shpeshherë quhet gabimisht "italian i gjeneratës së dytë", i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, me të cilët jetonte ende në Fabriano, në rajonin Marche. "Një djalë i mirë që nuk kërkonte telashe", kanë përsëritur të gjithë miqtë përpara hetuesve të policisë kriminale që i kanë marrë në pyetje këto orë.

Ai nuk ishte një nga studentët e Universitetit të Peruxhias, ku vdiq në orën katër të mëngjesit për shkak të një hemorragjie të rëndë të shkaktuar nga një goditje me thikë mes qafës dhe fytit. Në pub-in 100Dieci kishte mbërritur vonë në mbrëmje, pas një xhiroje me miqtë nëpër pub-et e jetës së natës në Peruxhia. Gjatë verës punonte në restorantin e familjes në Senigallia, ndërsa dimrit merrej me punë të përkohshme.

Profilet e tij në rrjete sociale e tregojnë shpesh me foto ku ekspozonte trupin e palestruar dhe tatuazhet e shumta që mbulonin pjesë të ndryshme të trupit. Në Peruxhia vinte shpesh në mbrëmje gjatë fundjavës me kushëririn dhe një grup miqsh, por nuk kishte qenë kurrë i përfshirë në ndonjë problem. Dosja e tij penale ishte e pastër.

Sa e dhimbshme është të lexosh kaq shpesh, tepër shpesh, për vdekjet e dhunshme të këtyre të rinjve. Dhe drama e prindërve dhe e miqve të tyre. Krijohet ndjesia se brezat e rinj kanë vështirësi të mëdha në menaxhimin e zemërimit, se ky botë i egërsuar, ky përdorim i dhunshëm i fjalëve në diskursin publik, ka krijuar një realitet ku dhuna është bërë mjeti i vetëm për t’u përballur me tjetrin.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme