Kronika 6 March 2026, 17:51 Nga VNA

Hakerimi i sistemeve të SPAK, kalon për gjykim dosja ndaj Agim Ismailit dhe dy ish-zyrtarëve

Ndaje në Whatsapp

Hakerimi i sistemeve të SPAK, kalon për gjykim dosja ndaj Agim

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen penale ndaj tre të akuzuarve për hakerimin e sistemeve të SPAK.

I pandehuri kryesor është ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili bashkëpunoi me dy ish-zyrtarët Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Gjykata ka vlerësuar se hetimet e SPAK për ta janë të plota dhe për rrjedhojë e ka kaluar dosjen për gjykim.

Të pandehurit do të gjykohen për akuzat “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjoni dhe Rrokaj do të gjykohen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa Agim Ismaili do të gjykohet veçmas në një proces të zakonshëm.

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të SPAK, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i kanë shpërndarë më pas tek persona të tretë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme