Kronika 31 March 2026, 12:11 Nga VNA

Hakerat iranian pretendojë se kanë sulmuar Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Ndaje në Whatsapp

Hakerat iranian pretendojë se kanë sulmuar Gjykatën e Lartë

Hakerat iranianë pretendojnë se kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri. Sipas tyre, ata kanë depërtuar në sistemet e Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ata kanë shpërndarë mesazhe dhe linqe në rrjetin social Telegram, dhe grupi që e quan veten “Drejtësia e Atdheut” deklaron se “rrjetet kibernetike të sistemit gjyqësor shqiptar janë hakuar” dhe se “të gjitha dokumentet” ndodhen tashmë në zotërimin e tyre. Ata gjithashtu pretendojnë se sulmi është një përgjigje ndaj bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me organizatën iraniane Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK), të cilën grupi e konsideron armiqësore.

Në një prej mesazheve thuhet se ky është “vetëm fillimi i një kapitulli të ri”, duke lënë të kuptohet për sulme të mëtejshme kibernetike.

Megjithatë, Gjykata e Lartë ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime. Sipas burimeve zyrtare, sistemi i këtij institucioni nuk është komprometuar dhe nuk ka prova që të dhënat e tij të jenë cënuar.

Po ashtu edhe Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar duke thënë se pas verifikimet të kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk kanë konstatuar asnjë gjurmë kompromentimi deri në këtë moment. “Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, njofton Prokuroria, duke theksuar se faqja dhe të dhënat e institucionit mbeten të sigurta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme