Kronika 30 July 2025, 21:48 Nga VNA

Groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez në Delvinë

Ndaje në Whatsapp
Groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez në

Në Bashkinë e Delvinës po vijon aksioni për pastrimin e territorit pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu zonën disa ditë më parë. Një nga zonat më të goditura është një fshat i njohur për blegtorinë, ku flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në gjënë e gjallë.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë identifikuar 16 krerë bagëti të djegura, përkatësisht 9 dhi dhe 7 dele. Trupat e tyre janë gjetur në baçet e fshatit, në zonat ku flaka ka kaluar me intensitet të lartë.

Autoritetet dyshojnë se bilanci i dëmeve mund të jetë edhe më i rëndë, pasi ekziston mundësia që edhe në zonat malore jashtë fshatit të ketë pasur raste të ngjashme, të cilat ende nuk janë dokumentuar për shkak të terrenit të vështirë dhe aksesit të kufizuar.

Të gjitha kafshët e djegura janë grumbulluar dhe janë groposur sipas procedurave përkatëse.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme