Kronika 17 May 2026, 12:35 Nga VNA

Grabitja në Kamzë, policia zbardh itinerarin e autorëve dhe shoqëron disa persona

Ndaje në Whatsapp
Grabitja në Kamzë, policia zbardh itinerarin e autorëve dhe

Pasi grabitën argjendarinë në Kamzë, dy agresorët u larguan sipas kamerave të sigurisë në drejtim të Zall-Herrit. Në një moment ata gati sa nuk shkaktojnë aksident, por hyjnë sërish në rrugë dhe largohen. Që prej ditës së djeshme, policia ka shoqëruar disa persona që kanë rekorde kriminale, por ende nuk ka të dyshuar. Ndërsa është marrë dëshmia e punonjëses, e cila ka deklaruar se nuk u përball me grabitësit, për shkak se ndodhej në një nga ndarjet e argjendarisë. Kamerat tregojnë dy persona me automatikë në duar dhe skafandra në kokë, që pasi grabisin bizhuteritë largohen me motor nga vendi i krimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme