Kronika 27 August 2025, 09:57 Nga VNA

Grabitja e milionave në shtëpinë e prindërve të zyrtares së KPK-së, detaji që mund të tradhtojë autorët

Ndaje në Whatsapp
Grabitja e milionave në shtëpinë e prindërve të

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me grabitjen e ndodhur në 2021 në banesën e prindërve të Lindita Skejës zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik, e pandehur bashkë me eprorin e saj Jonaid Myzyri për shkelje të barazisë në tendera.

Ngjarja u rikthye në vëmendje për shkak se gjatë përgjimeve të autorizuara të SPAK është vetë Skeja që teksa bisedon me nënën flet për këtë ngjarje. VNA zbardhi dje detaje sesi një grup personash të veshur si oficerë policie hynë në shtëpinë e prindërve të Skejës duke thënë se do të kryenin aksion. Ata grabitën 200 mln lekë dhe morën peng djalin e familjes për ta lënë të lirë në fshatin Labinot.

Por një tjetër detaj në dosje që duket mjaft interesant dhe që mund të çojë në identifikimin e togës së grabitësve me uniforma policie janë 3 celularë që dyshohet se ju përkasin agresorëve.

“Pas ndodhjes së ngjarjes shtetasit F.M dhe A.M, kanë gjetur tre celularë në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, pranë bar-restorant - hotel “Kolombos”, në Labinot Fushë, ku nga ana jonë u pyetën si persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe më pas u sekuestruan celularët dhe janë përpiluar vendime vlerësues gjurmësh dhe biologjik për mbetje yndyrore humane”, theksohet në dosje. Dosja është tërhequr tashmë nga SPAK dhe pritet të kryhet ekspertiza e celularëve, por edhe të bëhet krahasimi i gjurmëve të gishtave çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve të grabitjes.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme