Kronika 22 August 2025, 15:29 Nga VNA

Gomonia përfshihet nga flakët në Potam, shpëtohen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Gomonia përfshihet nga flakët në Potam, shpëtohen tre

Një incident është regjistruar sot në zonën e Potamit, ku një gomone ka marrë zjarr në pjesën e këmbës së motorit. Si pasojë, mjeti lundrues u përfshi plotësisht nga flakët dhe përfundoi i shkrumbuar në det.

Në momentin e ngjarjes, në bord ndodheshin tre persona, të cilët u ndihmuan nga policia kufitare.

Fatmirësisht, të tre personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit që shkrumboi mjetin lundrues.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme