Kronika 15 December 2025, 11:43 Nga VNA

Goditi me thikë vëllain pas sherrit, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Goditi me thikë vëllain pas sherrit, arrestohet 35-vjeçari

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosje dhe arrestim në zonën e Labinot Fushës, në qarkun e Elbasanit. Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij.

Ngjarja u zbulua pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për ndihmë mjekësore një 46-vjeçar, i cili kishte pësuar dëmtime në dorë, të shkaktuara nga një mjet prerës. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i hetimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme