Kronika 31 July 2025, 20:36 Nga VNA

Goditi me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti, arrestohet i riu në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Goditi me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti,

Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë në qytetin e Shkodrës, ku një 28-vjeçar ka sulmuar fizikisht një person më të moshuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, pranë ish-Degës në Shkodër. Sipas Policisë, autori i dyshuar, Bledar Bylybashi, 28 vjeç, ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin Brigel Bizi, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Shkodrës, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

‘Shkodër/ Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve’, njoftoi policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme