Kronika 8 February 2026, 13:21 Nga VNA

Goditet rrjeti i trafikut të armëve, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova me 12 pistoleta Glock

Ndaje në Whatsapp
Goditet rrjeti i trafikut të armëve, arrestohet 27-vjeçari nga

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve, në pranga përfundon një shtetas nga Kosova.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Barriera” u sekuestruan 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volkswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak”, njoftoi policia.

Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe dy pistoleta të tjera Glock, gjithsej 12 pistoleta.

“Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do t’i shiste armët në zonën e Freskut”, thonë hetuesit.

Në rrjetin e trafikut të armëve dyshohet se janë të përfshirë edhe shtetas të tjerë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme