Kronika 13 October 2025, 15:46 Nga VNA

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallet në kërkim organizatori nga Kolumbia, arrestohen dhe dy shtetase kolumbiane

Ndaje në Whatsapp
Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallet në

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 9”, i cili kishte si objektiv goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale. Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Po gjatë operacionit, forcat policore kanë arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, përkatësisht M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Të arrestuarat akuzohen për veprat penale “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal edhe për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të hetimeve janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e përdorur për aktivitetin e paligjshëm, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa, një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, pesë aparate celulare dhe pasaportat e dy shtetaseve të arrestuara.

Policia e Durrësit bën me dije se hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e organizatorit të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme