Kronika 11 February 2026, 21:09 Nga VNA

Goditet grup i strukturuar kriminal në Elbasan, arrestohen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Goditet grup i strukturuar kriminal në Elbasan, arrestohen tre persona

Një operacion i mirëorganizuar i zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të martës, rreth orës 23:00, ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Aksioni u realizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dhe u finalizua me sukses pranë mesnatës.

Si rezultat i ndërhyrjes policore, tre persona u arrestuan në flagrancë. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ata lëviznin, shërbimet e policisë sekuestruan rreth 45 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, një armë zjarri luftarake me municion, një sasi të konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas burimeve policore, operacioni u shoqërua me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike. Në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i mjetit, pasi ka konstatuar praninë e forcave të rendit, ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në një rrugë të pandriçuar në një lagje periferike, por është neutralizuar nga policia.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme