Kronika 19 January 2026, 12:11 Nga VNA

Vrasja e Santjago Malkos, 32 vite për Leonard Dukën, kreu i klanit Duka. Nëna e viktimës: Të varet!

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Santjago Malkos, 32 vite për Leonard Dukën, kreu i klanit

SPAK kërkoi dënimin me 32 vite burgim për kreun e klanit kriminal Duka, Leonard Duka, i cili akuzohet për vrasjen e ish-policit Santjago Malko në 2018 në Tiranë.

Leonard Duka u shpreh në seancë gjyqësore se është i pafajshëm, duke deklaruar se ndaj tij nuk ekziston asnjë fakt konkret dhe se çështja është e montuar për ta dëmtuar. “Kam besim te drejtësia,” tha ai para gjykatës.

Nëna e viktimës Santiago Malko deklaroi Leonard Duka është përgjegjës për vrasjen e djalit të saj. Ajo kërkoi dënimin maksimal për të pandehurin, duke u shprehur se nuk kërkon burgim të përjetshëm, por dënim me vdekje.

Santjago Malko u ekzekutua nga klani kriminal Duka, pasi më herët ky klan kishte dështuar për të ekzekutuar Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë. Hetimet tregojnë se për shkak të përplasjes mes Martinaj dhe Dukës për lojërat e fatit Malko mori peng babain e Leonard e Erlis Dukës dhe e dhunoi. Kjo ngjarje, thelloi përplasjen mes palëve dhe u pasua edhe me ngjarje të rënda kriminale.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme