Kronika 19 September 2025, 13:28 Nga VNA

Gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndoj/ Debat mes Plarent Dervishajt dhe zv.drejtorit të policisë së Durrësit: Merzitët Visi po të vish këtu

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndoj/ Debat mes Plarent Dervishajt dhe

Numri dy i policisë së Durrësit, Bujar Deliallisi dëshmoi në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin ndaj Arjan Ndoj me 1 të vrarë dhe dy të plagosur. Gjatë dëshminë Dervishaj i tha: Të mërzitet Visi qe je këtu.

Dëshmia e Deliallisit:

Jam zv.drejtor për hetimin e krimit në Policinë Durrës

Të pandehurit i njoh si emra.

Kam marrë pjesë në aksionin e arrestimit të Ramazan Rrajës. Ishte person i shpallur në kërkim me masë arresti.

Kemi bërë ndërhyrjen në zonën e Fushë Krujës, pa shkuar tek Ura e Gjolës. Është një hotel aty i fisit Rraja.

Kemi qenë mbi 30 forca. Është bërë rrethimi i objektit.

Ndërhyn Dervishaj: Ca është ky muhabet. Ca lidhje kam unë me këto.

Deliallisi: Kemi gjetur dy persona, të armatosur. Njëri Ramazan Rraja. Personit tjetër nuk i kujtoj dot emrin, por ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit.

Dervishaj, dëshmitarit: Nuk të takon ty të vish ketu. Të njoh mirë unë ty. E di se kush je. Nuk do të mbash hallet e dynjasë ti. Merzitët Visi po të vish këtu.

Ndërhyn gjykata dhe tërheq vëmendjen të pandehurit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme