Kronika 21 November 2025, 11:51 Nga VNA

Gjykata shpall fajtorë mjekët për vdekjen e Doriana Hakës, dënime me shërbim prove

Ndaje në Whatsapp
Gjykata shpall fajtorë mjekët për vdekjen e Doriana Hakës,

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Doriana Haka humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, është dënuar me 1 vit burg, i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove, dhe me pezullim të licensës për një periudhë 2-vjeçare. Ndërsa Petrit Rexhepi, kirurg, është dënuar me 6 muaj burg, që konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Gjykata ka vlerësuar përgjegjësinë e mjekëve në trajtimin e pacientes, duke shpallur masat e dënimit që përfshijnë edhe përgjegjësinë profesionale.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme