Kronika 26 March 2026, 12:37 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Evis Berberit, vendimi mund të ndikojë edhe në dosjen ndaj Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Evis Berberit, vendimi mund

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur mbledhja e gjyqtarëve, të cilët po shqyrtojnë mbi bazën e dokumenteve kërkesën e Evis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Përveç kundërshtimit të masës së sigurisë, Berberi kërkon edhe shpalljen si të papërdorshme të komunikimeve të zbuluara në celularët e tij. Këto komunikime shërbyen për inicimin e dy dosjeve penale: atë ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot verdiktin dhe, nëse kërkesa e Berberit pranohet, vendimi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dosjen ndaj Ballukut.

Ish-numri dy i qeverisë është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve. Mazhoranca refuzoi kërkesën e SPAK për dhënien e lejes për arrestimin e saj, ndërsa ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie: pezullim nga ushtrimi i funksioneve dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme