Kronika 16 October 2025, 17:41 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese ndërpret mandatin e Sonila Bejtjas, hapet vakanca për anëtar të ri

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese ndërpret mandatin e Sonila Bejtjas, hapet vakanca

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e saj.

Sipas burimeve, vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së Presidencës dhe bazohet në interpretimin e periudhës tranzitore të funksionimit të Gjykatës. Në këtë fazë, është vlerësuar se duhet të prevalojë parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj, për të ruajtur ekuilibrin institucional.

Ndërkohë, në të ardhmen do të zbatohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç përcaktohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale që lidhen me rindërtimin e institucioneve të drejtësisë, është konsideruar i domosdoshëm respektimi i kalendarit kushtetues të përditësimit të anëtarëve.

Në përputhje me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese do të ripërtërihet me tre anëtarë të rinj gjatë vitit 2025.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme