Kronika 5 December 2025, 15:31 Nga VNA

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK-un t’i vërë në dispozicion fashikujt e dosjes për Ilir Metën

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK-un t’i vërë në

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un t’i vërë në dispozicion fashikujt e dosjes hetimore të pandehurit Ilir Meta, ish-president i Republikës. Gjatë seancës së së premtes, Meta pretendoi se nuk është njohur me aktet, për shkak se ato janë në formë elektronike dhe ai është në pamundësi t’i aksesojë në paraburgim. Gjykata vendosi, mbi bazën e kësaj kërkese, ta shtyjë seancën për në datën 22 dhjetor dhe ta urdhërojë SPAK-un që brenda javës t’ia vërë aktet në dispozicion. Ilir Meta, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ish-presidenti mbahet në paraburgim prej 21 tetorit 2024.

Meta: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme