Kronika 26 August 2025, 10:50 Nga VNA

Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i dyshuar për narkotikë dhe grup të strukturuar kriminal

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i dyshuar për

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit.

Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”, ndërsa masa ndaj tij ishte caktuar më parë në mars 2023.

Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij Andi Hasanaj, Beu kërkoi zbutjen e masës, duke pretenduar se për të njëjtin fakt penal po procedohej edhe nga autoritetet italiane. Ai ishte arrestuar në Itali në tetor 2023 dhe ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 hetimi në vendin fqinj vijon në gjendje të lirë.

Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal është kryer nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme