Kronika 24 September 2025, 11:50 Nga VNA

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi “arrest në burg” për Denis Brajoviç

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi “arrest në

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç. Ai u ekstradua disa kohë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Brajoviç akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vaun e Dejës në 2020. Ai është vëllai i Erogen Vaso Brajoviç që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër ku Ragip Gila vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, njëri prej të cilëve Brajoviç.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme