Kronika 8 April 2026, 13:02 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit Shkodër për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit Shkodër për

Gjykata e Lartë vendosi të prishë një vendim të Gjykatës së Apelit Shkodrës, që lidhet me tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin dhe e ktheu për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese, në të vetmen gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr. 222, datë 28.10.2022 kishte cilësuar fajtor disa zyrtarë vendore të përfshirë në skemën e tjetërsimit e rreth 234 mijë m² tokë në një nga zonat me të lakmuara të bregdetit.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka, sipas këtij vendimi u dënuan me nga 3 vite burg secili, ndërsa u cilësuan fajtor dhe 16 persona të tjerë. Gjykata supreme konstatoi shkelje të kryera nga shkalla e dytë e gjyqësorit dhe tashmë cështja do të kalojë sërish në filtrin e një trupe tjetër gjykuese.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme