Kronika 23 April 2026, 15:55 Nga VNA

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. 

“Prishjen e vendimit nr. 56 datë 07.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, thuhet në dispozitivin e Gjykatës Supreme.

Më herët Strasburgu kishte konstatuar shkelje për rastin në fjalë.

Kujtojmë se Gëllçi u hetua për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së, i nënshkruar në nëntor të 2018-së.

Ishte ky tender që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme