Kronika 26 August 2025, 11:49 Nga VNA

Gjykata cakton arrest në burg për dy të rinjtë e sulmit me armë në Kombinat

Ndaje në Whatsapp
Gjykata cakton arrest në burg për dy të rinjtë e sulmit me

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg për Oltion Asllanin alias Vodollarin dhe Serxhio Bajzën, të cilët dyshohen për sulmin me armë në Kombinat.

28 vjeçari Asllani dyshohet se qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje, pas një përplasje me disa persona.

Ai tha në seancë se nuk kishte qëllim të vriste njeri, por vetëm t’i trembte personat që sipas tij e kishin dhunuar fizikisht. Bajza ndërkohë u arrestua pasi shoqëroi me makinë shokun e tij, por tha në gjykatë se e bëri këtë veprim pasi u ndje i kërcënuar prej tij.

Të dy do të hetohen nga prokuroria për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme