Kronika 6 March 2026, 15:23 Nga VNA

“Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen ” – Balluku dorëzon detyrën dhe komenton hetimet e SPAK

Ndaje në Whatsapp

“Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen ” – Balluku dorëzon

“Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen”. Me këtë shprehje popullore e mbylli fjalën e saj Belinda Balluku, teksa dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një takim me punonjësit e ministrisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i ri Enea Karakaçi, ish-zëvendëskryeministrja komentoi për herë të parë edhe hetimet që SPAK ka nisur ndaj saj.

Pavarësisht debatit të muajve të fundit dhe rezistencës që bëri kryeministri për të mos e larguar menjëherë nga detyra, Balluku ia atribuoi sërish meritat për reformën në drejtësi Edi Ramës, duke thënë se ajo është produkt i vizionit të tij.

“Nëse do t’i ktheheni deklaratave të mia, nuk do të gjeni kurrë një deklaratë që kundërshton tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës. Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë”, tha ajo.

Edhe pse për rreth katër muaj nuk dorëzoi detyrën, ndërsa në Komisionin e Mandateve SPAK paraqiti prova për intimidim të dëshmitarëve, Balluku deklaroi se beson tek drejtësia dhe se nuk e ka penguar hetimin.

“Unë besoj te kjo drejtësi dhe nuk do ta anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale. Prokurorët dhe gjyqtarët do të bëjnë detyrat e tyre pa u ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavërtetat apo gënjeshtrat. Hetimin që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë, as si ministre dhe as si qytetare”, u shpreh ajo.

Balluku mohoi gjithashtu për herë të parë publikisht akuzat që qarkullojnë në hapësirën publike për pasuri të mëdha.

“Nuk kam as 300, as 30 apartamente. Nuk kam as limuzina, as jahte, as helikopterë. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë më të madhe. Unë jam rritur me gjyqe publike dhe ndoshta kurrizi ma mban sepse jam kalitur që e vogël”, tha ajo.

Në fund të fjalës së saj, me zërin që i dridhej, ish-ministrja iu rikthye sërish fjalëve të urta:

“Populli thotë që gjuha kocka nuk ka, por thyen kocka. Fjalët lënë plagë dhe shenja, por populli thotë gjithashtu që fjalët në fund i merr era.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme