Kronika 11 December 2025, 22:19 Nga VNA

Gjobëvënie 70 mijë euro, një person mbahej peng prej dy javësh në Vlorë, shoqërohen 4 autorët

Ndaje në Whatsapp
Gjobëvënie 70 mijë euro, një person mbahej peng prej dy

 Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policisë së Vlorës ka bërë të mundur lirimin e një personi që dyshohet se mbahej peng prej dy javësh nga katër persona. Të shoqëruarit, nga fshatrat e Lumit të Vlorës, dyshohet se kishin marrë peng një shtetas nga Kosova, të cilin e mbanin në një banesë pranë Rrugës së Re dhe i kërkonin 70 mijë euro.

Ngjarja u bë e ditur pasi motra e viktimës, që jeton në Suedi, njoftoi policinë, e cila ndërhyri dhe identifikoi banesën ku mbahej peng personi. Burimet bëjnë me dije se pengu dyshohet se është dhunuar.

Policia e Vlorës njoftoi se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe priten veprime të tjera procedurale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme