Kronika 21 November 2025, 13:15 Nga VNA

GJKKO thërret Belinda Ballukun: Të shtunën shqyrtohen masat e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
GJKKO thërret Belinda Ballukun: Të shtunën shqyrtohen masat e

Të shtunën në orën 9 Belinda Balluku do të dalë përpara gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë.
Ndaj Ballukut janë caktuar masat e pezullimit nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Për vartësit e saj u caktua masa e arrestit në shtëpi.

“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftoi GJKKO.

Kryeministri dërgon në Gjykatë Kushtetuese çështjen Balluku.

Qeveria kërkon që vendimi i GJKKO që caktoi ndaj Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku të shpallet antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në çështjet e ekzekutivit.

Gjykata e Posaçme vendosi ta pezullojë Ballukun nga detyra dhe t’i ndalojë daljen jashtë vendit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme