Kronika 17 March 2026, 13:26 Nga VNA

“Jam shtatzënë”, Hava Delibashi kërkon zbutje të masës së sigurisë, seanca shtyhet për 24 mars

Ndaje në Whatsapp
“Jam shtatzënë”, Hava Delibashi kërkon zbutje të

Gjykata e Posaçme e shtyu për në datën 24 mars shqyrtimin e kërkesës së ish-zv.drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi, për zëvendësim të masës së sigurisë.

SPAK duhet të informojë gjykatën për veprimet hetimore të kryera përgjatë dy muajve të fundit lidhur me çështjen. Delibashi pretendon se kanë ndryshuar rrethanat dhe masa duhet të zbutet, duke arsyetuar se ndër të tjera është dhe shtatzënë.

SPAK thotë se zbuloi një grup kriminal në AKSHI që drejtohej nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Të dy janë në arrati, ndër ish drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karcani dhe Delibashi janë në arrest shtëpie.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme