Kronika 5 February 2026, 17:13 Nga VNA

GJKKO dënon ish-shefin e Krimeve në Tiranë dhe dy të tjerë që merrnin rryshfet nën pretendimet se do ndikonin te sistemi i drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

GJKKO dënon ish-shefin e Krimeve në Tiranë dhe dy të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë tre persona për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas GJKKO, ish-shefi i Krimeve në Tiranë, Erjon Danit u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale si Gjikola në 2 episode dhe u dënua me 3 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulen në 2 vite.

Musa Gjikola u shpall fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulet në 1 vit.

Vilson Roçi është shpallur fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulet në 1 vit.

Gjithashtu, për të tre të dënuarit, dënimi do të llogaritet nga data e arrestimit, 11 korrik 2025, dhe do të vuhet në burg të sigurisë së zakonshme. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet procedurale dhe gjyqësore të paguhen nga personat e shpallur fajtorë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme