Kronika 22 October 2025, 14:02 Nga VNA

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do vazhdojë të qëndrojë në burg

Ndaje në Whatsapp
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për shuarje të masës së sigurisë, me argumentin se është ezauruar afati 1-vjeçar i paraburgimit.

Avokati Kujtim Cakrani tejete i irrituar tha se gjykata është e kapur dhe sbën drejtësi, por po mban ish-presidentin peng pa ligj. Neser në Apelin e Posaçëm do të shqyrtohet një tjetër kerkesë e Ilir Metës per revokim mase sigurie.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Ilir Metaj me datë 21.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin Ilir
Metaj”, baza ligjore neni 263/1 “c” i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në
nenet 112, 228, 229, 238, 230, 249, 250, pika 1, 263, pika 1, gërma “c” të K.Pr.Penale,
me vendimin nr. 672, datë 22.10.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir METAJ, me objekt “Shuarjen
e masës së sigurimit personal të arrestit në burg për të pandehurin Ilir Metaj”, si
të pambështetur në ligj.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme