Kronika 8 April 2026, 16:15 Nga VNA

GJKKO pranon kërkesën e ish-kreut të ARRSH për gjykim të shkurtuar

Ndaje në Whatsapp

GJKKO pranon kërkesën e ish-kreut të ARRSH për gjykim

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të bashkpandehurve të tjerë për të zhvilluar procesin me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

I vetmi që do të gjykohet me gjykim të zakonshëm është, Valter Begaj, dhe dy shoqëritë e tij “Net group” dhe “Daam shpk”.

Në seancën e radhës Prokuroria e Posaçme duhet të shpallë pretencën për Berberin dhe të tjerët. Berberi është ish-zyrtari nga celularët e të cilit u zbuluan faktet kundër ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme