Kronika 14 October 2025, 11:25 Nga VNA

GJKKO lë në burg "Cincon", rrëzohet kërkesa për ndryshim mase

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg "Cincon", rrëzohet kërkesa

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ermir Ndreaj për ndryshim të masës së sigurisë. I akuzuari për trafik kokainë kërkonte zbutje të masës për arsye shëndetësore.

Ndreaj dyshohet nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së. Bashkë me të janë arrestuar edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plarent Dervishaj apo Erion Alibej si dhe David Patrut.

Ndreaj ndodhet për momentin i shtruar në spitalin e burgjeve. Ai është dënuar ndërkohë nga drejtësia belge me 20 vite burgim për trafik kokaine.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme