Kronika 30 August 2025, 11:31 Nga VNA

GJKKO e lë në burg, Geraldo Fuçia i IMT-së: Bëj detyrën me seriozitet, nuk di gjë për rryshfetin

Ndaje në Whatsapp
GJKKO e lë në burg, Geraldo Fuçia i IMT-së: Bëj

Gjykata e Posaçme la në burg inspektorin e IMT Gerald Fuçia, i cili akuzohet për korrupsion.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura ai ia deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aferë korruptive.

“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me pergjegjesi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapsirave publike”, tha ai. Avokatët kërkuan masë më të lehtë sigurie derisa të sqarohej situata nga hetimi.

Fuçia dhe Klajdi Zhilla që u vetëdorëzua mbrëmë dyshohen se morën 1 mijë euro rryshfet një personi që të mos i hiqnin tendën.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme