Kronika 17 October 2025, 15:11 Nga VNA

GJKKO detyron babain e Ervin Matës të dëshmojë në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes

Ndaje në Whatsapp
GJKKO detyron babain e Ervin Matës të dëshmojë në

Gjykata e Posaçme urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata për të dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentain e 2019 te mbikalimi i Shkozetit ku u vra Andi Maloku, ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi aktualisht në kërkim ndërkombëtar.

Luan Mata është babai i të shumëkërkuarit Ervin Mata, ky i fundit i njohur si “Boli” i kokainës i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Biznesmeni Mata pritet të dëshmojë lidhur me sulmin me tritol që iu bë biznesit të tij konkretisht shpërthimit që ndodhi te hotel “Victoria”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme