Kronika 30 July 2025, 12:32 Nga VNA

GJKKO dënon për të dytën herë ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon për të dytën herë ish kryebashkiakun e

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burgim Jorgo Goron, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjykata vendosi gjithashtu si dënim plotësues ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Trupa gjykuese dënoi me 1 vit e 6 muaj burg edhe Vasillaq Strakoshën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 1 vit heqje lirie. Strakosha nuk do të shkojë në burg, pasi gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në 2 vite shërbim prove. Edhe ndaj tij u mor masa plotësuese e ndalimit për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Goro dhe Strakosha u shpallën fajtorë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Goro u mor i pandehur për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të bashkisë Himarë Vasillaq Strakosha.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzoi Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

Kjo është hera e dytë që Goro cilësohet fajtor dhe dënohet nga gjykata. Më herët ai është dënuar për tjetërsimin e pronës mbi të cilin Artan Gaçi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçkës ndërtoi investimin strategjik prej miliona euro në fshatin Gjilekë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme