Kronika 11 February 2026, 16:01 Nga VNA

GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin. Lidhja me Vangjush Dakon dhe blerjen e votave 

Ndaje në Whatsapp

GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin. Lidhja me Vangjush Dakon dhe

Astrit Avdyli, i njohur dhe me mbiemrat Balliu e Sulejmani, kreu i grupit kriminal Avdyli me bazë të Shijak, është dënuar me 12 vite burgim për akuzat e trafikut të drogës, grupit kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Posaçme urdhëroi që kreu i bandës kriminale ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Në 2022 Avdyli ishte dënuar nga GJKKO me 12 vite burgim. Por në prill të 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit e prishi vendimin dhe ktheu për rigjykim avdylin dhe një të pandehur tjetër. Ndërsa për katër të pandehur të tjerë, masat e dënimit u ashpërsuan.

Grupi kriminal Avdylaj u dyshua për akuza të rënda, përfshirë edhe për shitblerje të votesh në qarkun e Durrësit. Astrit Avdyli, ish i dënuar për vrasje, dyshohej për lidhje të forta me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe grupi kriminal që ai drejtonte kishte ndërhyrë deri në paracaktimin e kandidatëve për deputetë të PS-së në qark.

Teksa dosja e tij shqyrtohej nga shkallëët e gjyqësorit, Astrit Avdyli rifitoi lirinë, por u arrestua më vonë, pasi rezultoi se ishte përfshirë në krime të të tjera të rënda, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar në Sky ECC.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme