Kronika 2 September 2025, 19:36 Nga VNA

Gjendet pa shenja jeta në banesën e tij një 70-vjeçar në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë para disa diësh

Ndaje në Whatsapp
Gjendet pa shenja jeta në banesën e tij një 70-vjeçar

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ku jetonte i vetëm, sot rreth orës 18:50 në lagjen nr. 10, ne Korçë. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Mësohet se i moshuari, Niko Kita, kishte 2 vajza, njëra jetonte në Amerikë dhe tjetra në Itali.
70-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.

Ndlrsa fqinjët janë shprehur se dita e djeshme rreth orës 10 të paradites ka qenë hera e fundit kur kane parë të moshuarin.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme