Politika 9 October 2025, 10:18 Nga VNA

Gafa me Enver Hoxhën në Kuvend, Peleshi kërkon ndjesë duke gënjyer

Ndaje në Whatsapp
Gafa me Enver Hoxhën në Kuvend, Peleshi kërkon ndjesë duke

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas skandalit të fundit që tronditi institucionin më të lartë ligjvënës në vend, ku në një dokument zyrtar përkujtoheshin figura kombëtare shqiptare të muajit tetor, mes të cilëve edhe diktatori Enver Hoxha.

Pas valës së reagimeve publike dhe kritikave të forta nga shoqëria civile dhe media, Peleshi u detyrua të kërkonte ndjesë në hapje të seancës parlamentare. Megjithatë, ndjesa u shoqërua me një justifikim që kishte dhe një gënjeshtër.

“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e krijuar. Teksti ishte informativ, jo për të mbrojtur apo vlerësuar dikë. Ai është nxjerrë pa interpretim; Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit Parlamentar një rishikim të plotë për të shmangur çdo keqinterpretim në të ardhmen”, deklaroi Peleshi.

Por e vërteta është se në dokumentin e titulluar “Figurat Kombëtare (Tetor)” nuk përmendte vetëm datën e lindjes së Hoxhës, por i dedikonte atij një përshkrim të plotë biografik.

Dokumenti, i përgatitur nga Instituti Parlamentar, rendiste Hoxhën përkrah personaliteteve të historisë shqiptare si Sulejman Delvina, At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, Abdyl e Naim Frashëri, dhe Mbretit Zog I. Në përshkrimin për Hoxhën, ai cilësohej si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa biografia e tij përfshinte rolin si udhëheqës i shtetit shqiptar dhe i Partisë Komuniste (më pas Partia e Punës).

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme