Kronika 21 September 2025, 17:25 Nga VNA

Fredi Beleri “çon” në Gjykatën e Lartë ish-ministren Olta Xhaçka

Ndaje në Whatsapp
Fredi Beleri “çon” në Gjykatën e Lartë

Fredi Beleri nuk i ndahet ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pasi Gjykata e Posaçme dhe më pas Apeli vendosi mosfillimin e procedimit penal për Xhaçkën, ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Beleri vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs. Ai kërkon shfuqizimin e dy vendimeve të dy gjykatave të Posaçme dhe urdhërimin e SPAK që të hetojë ish-ministren. Beleri e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj ish-deputetin socialist Artan Gaçi për disa bëra penale, teksa vetë ndodhej në burg nën dyshimet për blerje votash. SPAK vendosi mosfillimin e procedimit për çiftin e bashkëshortëve, ndërsa mori të pandehur për shfrytëzim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik. Rekursi i Belerit do të shqyrtohet nga kolegji i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi në një seancë të datës 21 tetor 2025.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme