Kronika 16 August 2025, 14:43 Nga VNA

Fluks i madh në Rrugën e Kombit, radhë të gjata në Morinë dhe Kalimash

Ndaje në Whatsapp
Fluks i madh në Rrugën e Kombit, radhë të gjata në

Një fluks i madh automjetesh është regjistruar sot nga pika kufitare e Morinit deri te tuneli i Kalimashit. Për të përballuar ngarkesën, autoritetet kanë marrë masa shtesë, përfshirë shtimin e patrullave të policisë rrugore dhe hapjen e sporteleve shtesë nga firma koncesionare.

Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit, megjithatë drejtuesit e mjeteve raportojnë për radhë të gjata, veçanërisht në zonën e pagesës.

Rruga e Kombit mbetet arteria kryesore që lidh Kosovën me bregdetin shqiptar dhe, si çdo verë, përballet me një trafik të shtuar për shkak të rritjes së fluksit turistik.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme