Kronika 28 October 2025, 16:42 Nga VNA

Flet picieri që vrau kolegune tij: Më shante vazhdimisht dhe më bullizonte

Ndaje në Whatsapp
Flet picieri që vrau kolegune tij: Më shante vazhdimisht dhe më
Picieri Filip Shehu

Nga hetimet paraprake lidhur me vrasjen e ndodhur në restorant “City Lounge”, picieri Filip Shehu ka deklaruar se e goditi kolegun e tij pasi ai e shante vazhdimisht dhe është ndjerë i bullizuar prej tij.

Indrit Ismailllari humbi jetën rrugës për në spital pas goditjes me thikë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Flet picieri që vrau kolegune tij: Më shante vazhdimisht dhe më
Momenti i arrestimit

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme