Kronika 17 March 2026, 13:34 Nga VNA

Eurodeputeti Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Ndaje në Whatsapp
Eurodeputeti Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e Dhionisios Alfred Belerit, duke vulosur kështu dështimin e radhës juridik të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kundër dënimit të tij penal.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Belerit për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit (korrik 2024) dhe Gjykatës së Lartë (korrik 2025). Me këtë hap, rruga ligjore e Belerit brenda institucioneve shqiptare për të sfiduar dënimin e tij quhet e mbyllur.Fredi Beleri, sot euro-deputet i zgjedhur si përfaqësues i Greqisë, u arrestua në maj të vitit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve vendore, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Ai u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi u provua se kishte ofruar para në shkëmbim të votave për bashkinë e Himarës.

Edhe pse fitoi zgjedhjet nga qelia, Beleri nuk u lejua kurrë të betohej si kryebashkiak. Më pas, ai humbi mandatin e fituar dhe aktualisht ushtron mandatin e deputetit në Parlamentin Evropian, pasi u zgjodh nën siglën e partisë "Demokracia e Re" të Greqisë.

Me këtë vendim të fundit, Gjykata Kushtetuese la në fuqi verdiktin e drejtësisë shqiptare, duke mos gjetur shkelje të procedurave kushtetuese gjatë procesit të tij gjyqësor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme