Politika 11 May 2026, 11:39 Nga VNA

Erjon Bani: Sallat e reja të GJKKO garantojnë më shumë siguri, dinjitet dhe komunikim privat me avokatët

Ndaje në Whatsapp
Erjon Bani: Sallat e reja të GJKKO garantojnë më shumë

Kryetari i Gjykatës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani, deklaroi se sallat e reja të gjykimit janë konceptuar për të garantuar jo vetëm sigurinë e proceseve gjyqësore, por edhe trajtim më dinjitoz për të pandehurit dhe kushte më funksionale për median dhe dëshmitarët.

Gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja, Bani theksoi se rikonstruksioni është realizuar duke pasur parasysh standardet ndërkombëtare për trajtimin e personave që përballen me drejtësinë, sidomos në një gjykatë që shqyrton dosje sensitive që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Sipas tij, sallat janë ndërtuar në mënyrë që të akuzuarit të marrin pjesë në seanca në kushte më të përshtatshme, më të sigurta dhe me më shumë liri lëvizjeje, duke respektuar njëkohësisht rendin dhe sigurinë e procesit gjyqësor.

“Në rikonstruksionin e sallave të gjykimit kemi pasur parasysh standardet ndërkombëtare për trajtimin dinjitoz. Ishte e rëndësishme që sallat të garantojnë rendin, sigurinë dhe të drejtat proceduriale, por edhe dinjitetin njerëzor”, deklaroi Bani.

Ai sqaroi se janë krijuar edhe ambiente të posaçme ku të pandehurit mund të komunikojnë privatisht me avokatët e tyre, duke e konsideruar këtë një element të rëndësishëm për garantimin e mbrojtjes efektive gjatë procesit gjyqësor.

Një tjetër element ku u ndal kreu i GJKKO-së ishte siguria, për të cilën tha se nuk duhet parë si reagim pas incidenteve, por si pjesë e kulturës institucionale të gjykatës.

“Një gjykatë e sigurt është më e pavarur dhe fiton më shumë respekt publik”, u shpreh ai.

Bani njoftoi gjithashtu krijimin e një hapësire të dedikuar për median, vetëm për gazetarët, duke theksuar se transparenca dhe komunikimi me publikun janë pjesë e funksionimit të institucionit.

“Sot përurojmë edhe zyrën e medias, një hapësirë e aksesueshme vetëm për gazetarët. Gjykata nuk do të jetë e mbyllur ndaj publikut. Media ka rol të pazëvendësueshëm në forcimin e transparencës”, tha ai.

Po ashtu, në ambientet e reja është parashikuar edhe një zonë e veçantë për dëshmitarët, me qëllim që ata të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas Banit, krijimi i këtyre hapësirave synon jo vetëm përmirësimin e kushteve fizike të gjykimit, por edhe forcimin e besimit publik tek institucioni.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme