Kronika 14 October 2025, 11:39 Nga VNA

Eria Ago do të qëndrojë në qeli, GJKKO refuzon zëvendësimin e masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Eria Ago do të qëndrojë në qeli, GJKKO refuzon

Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit, nuk do të lirohet nga qelia, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ago u arrestua në mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet e përdorura për ekzekutimin e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018, në lagjen Kiras të Shkodrës.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat, gjykata nuk ka pranuar pretendimet e saj.

SPAK ka ngritur ndaj personave të përfshirë, përfshirë Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, akuzat për “Vrasje me paramendim” në formën e bashkëpunimit dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme