Kronika 16 December 2025, 16:27 Nga VNA

Emrat pas AKSHI-t: Dosja që çoi në arrestime, kërkime dhe sekuestrime

Ndaje në Whatsapp
Emrat pas AKSHI-t: Dosja që çoi në arrestime, kërkime dhe

Pas firmosjes së tetë masave sigurie për anëtarët e grupit kriminal brenda AKSHI-t, me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në disa banesa dhe u sekuestruan disa celularë të bashkëpunëtorëve me të ngushtë të Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri. Këta dy të fundit janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesat për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit “Merkaj 3”.

Gjithashtu ka urdhëruar “lejimin e kontrollit të banesës dhe kontrollit personal, të shtetasve, Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Erjon Ismaili, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta”. Për këta shtetas ka masa sigurie nga arresti me burg deri në ndalim për të dalë jashtë vendit. “Për personat ndaj të cilëve do të ushtrohet kontrolli, të lejohet sekuestrimi i sendeve/objekteve me interes për hetimin, si aparate celularë të përdorur apo poseduar nga ata, dokumente të tjera shkresore apo sende si shuma monetare, pajisje kompjuterike apo dhe sende të tjera me interes për hetimin, të cilat mund t’i përkasin veprës penale”, thuhet në vendim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme