Kronika 24 January 2026, 11:26 Nga VNA

Elbasan/ Aksident fatal, humb jetën 21-vjeçari. Arrestohet drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Ndaje në Whatsapp
Elbasan/ Aksident fatal, humb jetën 21-vjeçari. Arrestohet drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri 21 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kilica”, ku automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme