Kronika 3 March 2026, 10:24 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj, prokuroria kërkon burg përjetë për portugezin Ruben Saraiva

Ndaje në Whatsapp

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj, prokuroria kërkon burg

Portugezi Ruben Saraiva rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm për ekzekutimin mafioz të biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin për motive hakmarrje. Prokuroria e Lezhës kërkoi dënimin e Saraivës me burg përjetë për akuzat e “vrasja e kryer për interes ose hakmarrje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas prokurorisë nga hetimi është provuar se Saraiva ka patur rolin e ekzekutorit në ngjarje.

Edmond Haxhia, i afërm i familjes Lekstakaj, akuzohet si organizator i vrasjes. Ai ndodhet në burg në Britaninë e Madhe në pritje të procedurës së ekstradimit. Si informatorë shërbyen 4 shtetas britanikë, përfshirë dhe një grua, të cilët janë po ashtu në përballje me drejtësinë britanike për t’u ekstraduar në vendin tonë. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin në prill të 2023, nga një person që ishte maskuar si postier, krim që në atë kohë tronditi opinionin publik.

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj, prokuroria kërkon burg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme