Kronika 7 August 2025, 10:44 Nga VNA

Ekzekutimi i Kristian Markut, arrest shtëpie për Erald Cenajn/ Dyshimet e hetuesve mbi Flodian Plakun

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Kristian Markut, arrest shtëpie për Erald Cenajn/

Gjykata e Vlorës ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Erald Cenaj, i arrestuar për veprën penale “krijim të kushteve për të kryer vrasje” në ngjarjen e datës 13 janar 2025, ku u ekzekutua Kristian Marku alias Bardhi.

Cenaj u arrestua pas ngjarjes, pasi makina që u përdor në vrasje, tip Volkswagen Golf 5, që u gjet e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, rezulton se kishte ardhur nga Sllovenia në Kosovë e më pas në Shqipëri, dhe mendohet se ishte blerë prej tij. Pas këtij zbulimi, ai u arrestua, për t’u liruar gjashtë muaj më vonë, pasi nuk u gjetën prova të tjera që e lidhnin me vrasjen.

Hetimet për Cenaj vijojnë, teksa ai ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e ekzekutorëve dhe urdhëruesve. Dyshimet e grupit hetimor kanë rënë mbi Flodian Plakun, i njohur si Pole Qorri, i cili u arrestua 3 ditë më parë në Vlorë, teksa ishte një ndër personat më të kërkuar në vend. Kjo, sepse nga hetimet rezulton se Kristian Marku kishte shkuar në Vlorë për të marrë kontakt me Plakun dhe ai mund ta ketë tradhtuar. Kristian Marku është nipi i Martin Bardhit, i vrarë në Rrëshen. Familja Bardhi është në hasmëri me familjen Reçi në Mirditë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme