Kronika 5 March 2026, 12:23 Nga VNA

Ekstradohet nga Britania e Madhe “ushtari” i Laert Haxhiut

Ndaje në Whatsapp

Ekstradohet nga Britania e Madhe “ushtari” i Laert Haxhiut

Lorenc Lala, i njohur edhe me emrat Kristian Lala ose Ilir Lamberti i akuzuar si pjesë e bandës kriminale të drejtuar nga Laert Haxhiu, u ekstradua ditën e sotme nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

AI sihte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për akuzat “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Nga hetimet rezulton se Lala ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Hetimet provuan se ai dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme