Kronika 4 October 2025, 15:19 Nga VNA

Ekspertiza zbardh vdekjen e 65-vjeçarit në Lezhë, dyshohet se u godit nga demi

Ndaje në Whatsapp
Ekspertiza zbardh vdekjen e 65-vjeçarit në Lezhë, dyshohet se u

Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Gjergj Tushes, 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në afërsi të lumit Mat, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Fillimisht u dyshua se viktima kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri, por ekspertiza ka përjashtuar këtë pistë, duke përcaktuar se në trupin e tij nuk janë konstatuar plagë të tilla. Në trupin e të ndjerit janë gjetur dëmtime të shumta dhe thyerje brinjësh.

Sipas të dhënave hetimore, Tusha ndodhej me bagëtitë në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës janë gjetur njolla gjaku. Edhe bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin për rrezikun që paraqiste.

Policia e Lezhës njofton se grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, trupit të viktimës, marrjen e dëshmive dhe analizën e pamjeve filmike. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme, ndërsa ngjarja po trajtohet si e dyshuar aksidentale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme